Franca merr kryesimin e grupit, Mbappe shënon nga 11-metërshi

Franca merr kryesimin e grupit, Mbappe shënon nga 11-metërshi

Franca dhe Polonia përballen me njëra-tjetrën në Dortmund, për të mbyllur kështu fazën e grupeve.
“Gjelat” kërkojnë me ngulm vendin e parë në grup, teksa në fushë për ekipin e Deschamps do të jetë dhe kapiteni Kylian Mbappe. Për momentin Franca kalon në vendine parë.
Nga ana tjetër, Lewandowski me shokë janë eliminuar nga Europiani, teksa nuk kanë shpresë as për vendin e tretë, por do të mundohen të japin më të mirën dhe të mos dalin pa pikë nga ky kompeticion.
FRANCË 1-0 POLONI
Mbappe (P) 56′
56′ GOOOL FRANCA 1-0/ Kylian Mbappe shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit. (VIDEO)
51′ Mbappe provon me një gjuajtje me të djathtën, por Skorupski bën sërish heroin për polakët.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
42′ Mbappe tenton me një gjuajtje me të djathtën, por ndalet nga Skorupski.
19′ Kante pason oër Dembelen brenda në zonë, por goditja e këtij të fundit ndalet nga Skorupski. (VIDEO)
gijotina.com/
 
Burimi