Foto – U kapën me kokainë, kush janë të arrestuarit në Tiranë

Foto – U kapën me kokainë, kush janë të arrestuarit në Tiranë

Në foto janë personat e arrestuar në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, në një aksion policor që çoi në sekuestrimin e 1 kg e 130 gram kokainë.
Në pranga u vu Paulo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23-vjeç dhe Ervin Rakipi, 43-vjeç.
Hetimi u zhvillua me metoda proaktive, konfirmoi policia.
“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Paulo Shyti, shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi Ervin Rakipi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Burimi