
(FOTO) Revolta pas burgosjes së Salianjit/ Çfarë ndodhi në Kuvend, nga tensioni brenda seancës te djegia e karrigeve
👁719
Teksa ishte paralajmëruar se dita e sotme në Parlament do të shoqërohej nga kaosi dhe tensionet, deputetët e Partisë Demokratike nuk vonuan për të treguar zemëratën e tyre kundrejt dënimit të Ervin Salianjit me nisjen e seancës.
Ligjvënësit demokratë iu drejtuan menjëherë foltores së Kuvendit, e cila u rrethua nga Garda e Republikës, duke ri sjellë në memorie skenat e disa muajve më parë në Parlament.
Momenti kur Flamur Noka dhe Bledion Nallbati iu vënë flakën karrigeve të deputetëve të opozitës në oborrin e Kuvendit. Noka nxori benzinën nga çanta e deputetes Elda Hoti dhe më pas Bledion Nallbati i vuri flakën karrigeve.
gijotina.com/
Burimi