Flamurtari dhe Barcelona do të përballen në fushë pas plot 38 vitesh

Flamurtari dhe Barcelona do të përballen në fushë pas plot 38 vitesh

Flamurtari dhe Barcelona rikthehen sërish në fushë pas plot 38 vitesh.
Protagonistët e përballjeve të atyre viteve rikthehen sërish në stadiumin Flamurtari në një ndeshje mes historisë dhe nostalgjisë të shtunën ora 19 e 30 në stadium. Estaban lojtari që shënoi në barazimin 1-1 në ndeshjen e parë në Vlorë por edhe protagonistë ndër vite të tjera me fanelen e Barcelonës kanë falenderuar organizatorët e këtij aktiviteti që  rikthen në Vlorë emocione të vecanta.
Në një konferencë për shtyp ish lojtaret Esteban dhe Salvo, dy nga lojtarët që kanë luajtur, e quajnë një ndeshje historike dhe shumë të vecantë
Kreshnik Cipi dhe Vasil Ruci e cilësojnë histori dhe nostalgji për të përcjellë vlera. E rëndësishme sipas tyre është të njihet historia e Flamurtarit të atyre viteve edhe nga brezat
Nga ekipi i Barcelonës që luajti përballë Flamurtarit janë katër futbollistë ndërsa do të ketë edhe të tjerë nga brezat ndër vite. Ndeshja do të  luhet të shtunën ora 19 e 30.
Burimi