“Flaka e karrigeve do të shkojë në Surrel”/ Mbledhja e Komisionit për përjashtimin, Noka u shkul mikrofonin

“Flaka e karrigeve do të shkojë në Surrel”/ Mbledhja e Komisionit për përjashtimin, Noka u shkul mikrofonin

Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me mazhorancën në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS kërkon përjashtimin e 24 prej tyre, pas djegies së karrigeve në seancën parlamentare të 30 shtatorit.
Protagonisti kryesor ishte Flamur Noka, i cili nuk lejoi kryetaren Klotilda Bushka të flasë duke i marrë asaj mikrofonin. Pas tensioneve, Bushka dhe socialistët po vijojnë mbledhjen vetëm dhe po shqyrtojnë pamjet filmike të seancës së 30 shtatorit.
“Nuk ka ulur këtu! Asgjë. Me Krimin e hajdutët nuk flitet vetëm veprohet. Nuk na përjashton dot krimi i organizuar. Ju jeni hajdutët e këtij vendi”, tha Noka në kryesinë e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e mbledhjes.
Ndërkohë, deputeti i PD, Saimir Korreshi dëgjohet në një video teksa thotë “ju paralajmëroj, kam ngrënë groshë, nuk mbaj përgjegjësi”.
Korreshi bëri edhe përshëndetjen me grusht në ballë, simbol të komunistëve.
Pritet që Partia Demokratike të mos lejojë zhvillimin e seancës as ditën e nesërme. Flamur Noka para se të mblidhej Sekretariati i Etikës në Kuvend tha se radhën tjetër e ka Kryesia. Po ashtu, Bardhi në një prononcim për mediat tha se nesër nuk do lejojnë normalitet në seancën plenare.
Me tone kërcënuese, Noka foli edhe pasi bashkë me grupin e deputetëve ndërprenë mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, duke thënë se flakët do shkojnë deri në Surrel.
“Mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament. Është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos, Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën, kanë tmerr opozitën. Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje. Kjo është fytyra e këtij regjimi, narko, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla mund ta intimidojnë opozitën. Ka mbaruar ajo ditë kur ata bënin ç’të donin me opozitën”, deklaroi Noka.
Lista e deputetëve të PD-së që PS kërkon përjashtimin
1.Gazment Bardhi
2.Flamur Noka
3.Bledion Nallbati
4.Edi Paloka
5.Saimir Korreshi
6.Lefter Gështenja
7.Luan Baçi
8.Agron Gjekmarkaj
9.Dhurata Çupi
10.Xhelal Mziu
11.Ina Zhupa
12.Zheni Gjergji
13.Helidon Bushati
14.Lindita Metaliaj
15.Ramadan Lika
16.Asllan Dogjani
17.Qani Xhafa
18.Flamur Hoxha
19.Isuf Çela
20.Kastriot Piroli
21.Lodovik Hasani
22.Kasem Mahmutaj
23.Edmond Spaho
24.Dashnor Sula
Burimi