Fjalimi i Ramës në OKB, Berisha: Nuk tha asnjë fjalë për Putinin, foli si diktator

Fjalimi i Ramës në OKB, Berisha: Nuk tha asnjë fjalë për Putinin, foli si diktator

Kryedemokrati Sali Berisha ka kritikuar ashpër fjalimin e kryeministrit Edi Rama në OKB, ku tha se nuk përmendi asnjë Putin dhe Vuçiçin.
Gjatë fjalës së tij në protestën e  mbrëmjes së sotme, Berisha tha se Rama ka dështuar të adresojë çështjet globale në forumet ndërkombëtare, siç ishte rasti në OKB, dhe e akuzoi për sjellje autokratike, duke e krahasuar me liderë të tjerë diktatorialë.
Më tej kryedemokrati tha se opozita është është shpresa e fundit për të shpëtuar vendin nga kjo gjendje.
Deklarata:
Nuk tha një fjalë në OKB as për Putinin e madh as për Putinin e vogël.
Nuk shqipëroi një fjalë, por foli aty njëlloj si diktatori i Taxhikistanit, si diktatori i Venezuelës.
Foli pra, si soji i autokratëve, i aftë të thotë çdo gjë dhe të bëjë gjithçka, vetëm për të ruajtur, pushtetin dhe interesat e tij mafioze.
Të dashur miq!
Asnjë vend në botë nuk mund të pranojë një narkoshtet dhe kryetarin e tij Edi Rama.
Në Europë, Shqipëria është i vetmi narkoshtet.
Në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafias.
Në Shqipëri, ndarja e pushteteve është zëvendësuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë.
Në Shqipëri, institucionet janë kukulla të Edi Ramës. Ndaj dhe shpresa e vërtetë, shpresa e fundit janë demokratet dhe demokratët, janë opozitaret dhe opozitarët.
Janë opozitarët e vërtetë dhe jo opozitarët e opozitës, të cilët sillen rreth godinës së kryeministrisë me shpresë se Rama do të ju hedhë ndonjë kockë dhe gjithë ditën, natën, kalojnë nga studio në studio, duke sulmuar si shpifarak opozitën.
Sot është koha për mbarë shqiptarët të bashkohen, të bashkohen të gjithë ata të cilët konsiderojnë Edi Ramën armik të vërtetë të qenies shqiptare.
Burimi