“Firma Gjikuria masakron banorin e zonës”, Berisha denoncon rastin: Stop dhunës ndaj banorëve të Dukatit!
Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka denoncuar një rast dhune ndaj banorëve të Dukatit. Sipas denoncimit të një qytetar,i banorët e Dukagjinit janë dhunuar pasi kanë dalë në mbrojtje të pronës së tyre.
Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari digjital për dhunën e ushtruar ndaj banorëve në Dukat të Vlorës nga firma që po kryen punimet. Ai gjithashtu ka publikuar edhe pamje ku duket një banor i përgjakur.
“Stop dhunës ndaj banorëve të Dukatit! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Firma Gjikuria ne Dukat masakron banorin e zones, motivi eshte se kjo banor nuk ka lejuar qe punonjsit e kesaj firme te bejne punime ne token e tije,sepse ata kane shkuar ne token private te gerrmojn pa e njoftuar te zotin”, shkruan Berisha.
Burimi