Fil Foden braktis papritur grumbullimin dhe kthehet në shtëpi

Fil Foden braktis papritur grumbullimin dhe kthehet në shtëpi

Fil Foden, një nga yjet e Anglisë, nuk po kalon një Europian për t’u kujtuar, pasi paraqitja e tij në fazën në grupe, ashtu si edhe e gjithë skuadrës, ka lënë shumë për të dëshiruar. Por kësaj situate i është shtuar edhe një ngjarje e pazakontë.
Federata Angleze ka bërë të ditur se mesfushori ofensiv, është kthyer në vendlindje për shkak të një “situate urgjente familjare”.
Nuk dihen ende rrethanat që shtynë Foden të kthehet në Angli, por fakti që ai mungon në stërvitjen e “tre luanëve” ka shqetësuar jo pak mbështetësit e kësaj skuadre.
Sot Anglia do të mësojë emrin e skuadrës me të cilën do të ndeshet në fazën tjetër të turneut dhe Foden në teori do të ishte një nga titullarët në atë sfidë.
Por Federata nuk ka lënë të kuptohet sa do të zgjatë mungesa e Foden dhe nëse do të kthehet në Gjermani për vijimin e turneut.
Burimi