“Figurë karagjozë… Kush ka dy gramë tru…”, Dash Shehi përplaset me Ilir Metën – Replikat

“Figurë karagjozë… Kush ka dy gramë tru…”, Dash Shehi përplaset me Ilir Metën – Replikat

Kauza për qeverinë teknike që u artikulua nga opozita në protestën e 11 korrikut, për Dashamir Shehin, është hipokrizi. Në një emision televiziv, Shehi u shpreh se kjo kauzë nuk vlen, pasi me qeveri teknike nuk zgjidhet asnjë prej problem. Sipas tij opozita duhet të fokusohet tek reforma zgjedhore, nëse do të zgjidhë vërtetë problemin e vjedhjes së votave dhe administrimit të zgjedhjeve.
“Kauza quhet qeveri teknike. Unë nuk jam për qeveri teknike. Është një hile e vjetër e kot që nuk ka funksionuar ndonjëherë në Shqipëri. A bëmë qeveri teknike në 2017? Çfarë fituam? Kemi bërë në 1991, pa sukses. Qeveri e shpëtimin kombëtar në 1997, çfarë fitoi Shqipëria”.
Më ashpër në kritika ishte me Ilir Metën. Sipas Dashamir Shehit, Meta nëse vërtetë kërkon drejtësi duhet të shkojë të përballet me prokurorët dhe jo t’i sulmojë nga protesta e opozitës. “Ai ka hip atje të thoshte ato Dum Dumanët, të shante prokurorët që i vijnë vërdallë. Në vend që të përballet si burrat për atë që kanë bërë ia venë fajin sistemit. Që Berisha mund të qahet dhe të bërtasë, i ka nja dy të drejta,  pasi po mbahet në arrest për një çështje administrative, unë do e kisha nxjerrë nga burgu që mos bëjë heroin nga penxherja. Se u bë qesharake kjo punë. Të dalë e të vijë në parlament të flasë si gjithë të tjerët”, tha Shehi në “A2 CCN”.
Këto kritika duket se Ilir Meta nuk i ka përtypur dot. Me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushit, Meta është përgjigjur deklaratave të Shehit. Sipas Blushit, kreu i LZHK është pseudo-opozitar që nuk përfaqëson askënd dhe kontrollohet nga Edi Rama.
“Kjo figurë karagjoze e “fake opozitës”, që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të “legjitimojë” edhe institucionin e kapur prej fyti nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, si SPAK-u i Dum-Dumanëve. Të gjithë kecat e Edi Ramës dhe Lul Bashës bashkë me Dashin e tyre që lufton veç për qyl-mandat dhe qyl-faqore duhet ta kenë të qartë se lufta pakompromis dhe patriotike e Ilir Metës me regjimin kriminal të Narkoshtetit dhe Ramaformës nuk ka kthim pas”, u shpreh Blushi në një regim.
Sipas Blushit, Meta është burrë shteti që ka bërë beteja me Ramën, SPAK dhe mafien ndërkombëtare.
Kundërpërgjigja nga Dashamir Sheshi erdhi në një tjetër emision televiziv.
Ai tha se Ilir Meta “nuk i bën nder opozitës shqiptare” pasi linja e forcës së tij politike “është një zigzag për interesa të caktuara”.
“Unë mund të jem edhe ky që thonë këto, por nuk ma ha mendja se e beson njeri me dy gramë tru. Presidenti i Ramës ishte Ilir Meta, kryetar i parlamentit me Ramën kur erdhi ishte Meta. Meqë qenkam i Ramës i kisha bërë unë këto punë. Linja e LSI-së është një zigzag për interesa të caktuara dhe nuk besoj se Meta i bën një nder opozitës shqiptare. Blushin e kam pasur edhe unë zëdhënës, ishte më i sinqertë atëherë. Nuk merrem unë as me Blush as me…Mua nuk më tremb fare kjo punë, më bën nder të madh. Shqiptarët e dinë kush është Dash Shehi, e ka bërë edhe Rama në mes të Parlamentit”, u shpreh ai në “News 24”.
Burimi