EURO 2024, sot mësohen edhe dy çerekfinalistët e fundit

EURO 2024, sot mësohen edhe dy çerekfinalistët e fundit

Sot  do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-tës, për të kompletuar kështu çiftet çerekfinale në Euro 2024.
Ndeshjeve të fazës së 1/8-tës po iu vjen fundi, pasi mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dy të fundit, për të pasur pastaj vetëm tetë ekipe në garë për trofeun e Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani.
Përballja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Rumanisë dhe Holandës, e cila pritet të fillojë nga ora 18:00 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut.
Tulipanët mbeten favoritë pavarësisht se po luajnë me një fituese grupi.
Takimi i dytë i ditës është ai në mes të Austrisë dhe Turqisë, i cili pritet të zhvillohet në “Red Bull Arena” të Lajpcigut me fillim nga ora 21:00. Shumë ekspertë po e shohin kombëtaren austriake si favorite për të kaluar në fazën tjetër
Fituesit e këtyre dy takimeve do të ndeshen mes vete në fazën çerekfinale të Euro 2024.
Burimi