Euro 2024 – Franca mund me autogol Belgjikën, projektohet finalja e parakohshme përballë Portugalisë
Franca mundi minimalisht Belgjikën këtë të hënë, në ndeshjen e parë me eliminim direkt në këtë Euro 2024, për të dyja ekipet.
Franca u shfaq superiore në fushë, duke sulmuar më shumë dhe mbajtur kontrollin e topin.
Belgjika nga ana tjetër ja lejoi kundërshtarit administrimin e lojës, duke preferuar të shfaqej e rrezikshme me kundërsulme.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, teksa rastet nuk munguan për të dyja ekipet.
Me nisjen e pjesës së dytë, Franca rriti presionin, ndërsa Belgjika nuk ndryshoi strategji.
Në minutën e 85-të, teksa dukej se ndeshja ishte e kyçur në rezultatin 0-0 dhe po shkonte drejt shtesës, një episod vendos fituesin.
Kolo Muani, i futur në fushë si zëvendësues i Touram, gjuan nga brenda zone. Topi devijohet nga mbrojtësi i belgëve Jan Vertonghen dhe përfundon në rrjetën e mbrojtur nga gardiani i belgëve.
Franca 1-0 Belgjika. Për statistikë, rrjeta u cilësua nga UEFA si autogol.
Me këtë rezultat u mbyll edhe takimi që çon Francën në fazën çerekfinale, ku gjelat do të përballen me fituesin e çiftit Portugali-Slloveni – që luhet mbrëmjen e sotme dhe portugezët shihen si favoritët e mëdhenj.
Burimi