“Është bllokuar në banesë”, gjendet i pajetë i moshuari – Detajet
👁2137
Një i moshuar është gjetur i vdekur këtë të martë në banesën ku jetonte, në qytetin e Delvinës.
Sipas burimeve policore, ishin banorët e pallatit të cilët njoftuan policinë se një person ishte bllokuar brenda në banesë.
Pas marrjes së informacionit u nis në vendngjarje grupi i shërbimit.
Pas prerjes së zgavrës së hekurit të dritares, u realizua hapja e portës së blinduar dhe u konstatua se pronari i shtëpisë, Ramo Imeri, 75 vjeç, kishte ndërruar jetë.
Policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun dhe përcaktuar edhe kohën se kur 75–vjeçari ka ndërruar jetë.
Dyshimet janë se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe patologjike.
Burimi