Ervis Berberi në qeli, “Net Group” vijon ‘vjeljen’ e tenderave publikë

Ervis Berberi në qeli, “Net Group” vijon ‘vjeljen’ e tenderave publikë

Për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, hetimi i korrupsionit intelektual është i vështirë. Por, edhe në ato raste kur janë zbuluar raste të dyshuara korruptive, kompanitë e lidhura me zyrtarët e arrestuar nuk duket se kanë ndjerë asnjë pasojë, përkundrazi vijojnë të përfitojnë miliona lekë publike.
Një rast konkret është kompania “Net Group”, në pronësi formale të Valter Begaj. Biznesmeni Begaj u arrestua në mars të këtij viti, së bashku me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, Evis Berberi. Në njoftimin për arrestimin e tyre, SPAK deklaroi se “Berberi dyshohet se ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “Net Group”,sh.p.k., përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM. sh.p.k., të kontrolluar prej tij”.

Pra, për SPAK, kompania “Net Group” është pjesë e skemës korruptive.
E megjithatë ajo vijon të fitojë tendera. Së fundmi, kompania “Net Group” ka fituar një tender me vlerë 46 milionë lekë të vjetra nga Bashkia e Kukësit për hartimin e projektit për rehabilitimin e shkollës “Avni Rustemi”.
Në qershor të këtij viti, në kohën kur Berberi dhe Begaj tashmë ishin arrestuar, dy kompanitë “DAAM” dhe “Net Group” ishin pjesë e fituesve të një tenderi me vlerë rreth 200 milionë lekë të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës.
Pra, duke se korrupsioni intelektual nuk duket se është aq i vështirë për t’u zbuluar. Mjafton vetëm pak vullnet dhe dëshirë e mirë për të parë gjërat lehtësisht të dukshme.
/Syri.net/
Burimi