Erdoganit të enjten në Tiranë, Xhamia e Namasgjasë bën provat e inaugurimit

Erdoganit të enjten në Tiranë, Xhamia e Namasgjasë bën provat e inaugurimit

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdoğan do të vijë në Tiranë të enjten në një vizitë një ditore.
Ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar për ardhjen e Erdoganit, “Ora News” mëson se një arsye është hapja e Xhamisë së Madhe në Tiranë.
Këtë të shtunë po bëhen prova në xhami në gjuhën turke. Xhamia e madhe ka nisur ndërtimin në vitin 2015 ndërsa prej asaj kohe është kthyer në një debat të madh publik për arsyen e vonesës së hapjes së saj.
Sipërfaqja e xhamisë së madhe është 5200 m2, ndërsa e godinës është 2.451 m2. Lartësia e kupolës së xhamisë është gati 40 m dhe më të larta janë minaret.
Eshtë një objekt kulti që do të përmbushë nevojat e besimtarëve, në të do të ketë edhe 2 kate nëntokë parkim dhe qendra argëtimi për fëmijë. Ndërsa Muzeu do të ketë objekte e dëshmi historike për të gjitha besimet fetare.
Xhamia e Namazgjasë është projektuar nga studio “Hassa Architecture” me qendër në Stamboll të Turqisë. Studio është e arkitektit turk Muharrem Hilmi Shenalp, i cili ka projektuar shumë xhami të ndërtuara në disa vende të botës, si në Berlin dhe Këln të Gjermaninë, në Tokio, e cila në vitin 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj, etj.
Përshkrimi i projektit: Xhamia e Namazgjasë ka elementë shqiptarë të një stili klasik ballkanas, ku si frymëzim kryesor ka Xhaminë Blu në Stamboll, arkitekti i së cilës është Mehmet Sedefqar Aga, lindur në Elbasan.
Xhamia e Namazgjasë është një kompleks multifunsksional, ku të gjitha funksionet janë të hapura për publikun. Aty përfshihen qendra kulturore, salla e madhe e konferencave me kapacitet rreth 400 vende, një sallë tjetër më e vogël, biblioteka me një sipërfaqe 200 m², klasa për kurse të ndryshme; gjithashtu, projekti lë hapësirë edhe për realizimin e një muzeu islam, i cili do të jetë i pari në Shqipëri në llojin e tij. Në projekt përfshihen  parkingu me dy kate nëntokë, si dhe një numër i konsiderueshëm dyqanesh e ambientesh shërbimi. Shuma për ndërtimin e saj mendohet se ka shkuar rreth 40 milionë euro.
Zyrtarisht nuk ka asgjë mbi agjendën e presidentit Erdogan, por dihet vetëm se një ditë më pas ai do të shkojë në Serbi.
Kujtojmë se para disa ditësh kryeministri Rama hodhi papritur në publik idenë e shtetit Bekstashi. Tashmë kuptohet se kjo u bë vetëm për të balancuar efektin e kësaj vizite në sytë e perëndimit.
gijotina.com/
 
Burimi