Emri/ Tentoi të vriste një person në 2021, arrestohet 38-vjeçari

Emri/ Tentoi të vriste një person në 2021, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.
Bëhet fjalë për Adriatik Shabanaj, i cili është arrestuar në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”.
Shbanaj akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”,
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier finalizon operacionin policor të koduar “Ëanted”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore.
Kapet dhe ndalohet 38-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted”.
Si rezultat i këtij operacioni në lagjen “1 Maji”, Fier, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar, në banesë shtetasi A. Sh., 38 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi