EMRI/ E zë poshtë traktori, vdes tragjikisht i riu shqiptar në Itali

EMRI/ E zë poshtë traktori, vdes tragjikisht i riu shqiptar në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar pasditen e djeshme në Itali.
Raportohet se viktima është 32-vjeçari shqiptar Klevis Bardo, teksa ngjarja ka ndodhur në një rrugë fshati që lidh Turin me Casamassima, në provincën e Barit.

Shqiptari po drejtonte një traktor, kur në rrethana momentalisht të paqarta humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe u përplas me murin rrethues të rrugës. Traktori u përmbys, duke e zënë të riun poshtë.

Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, 32-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, shqiptari punonte për një kompani bujqësore në Rutigliano. Në momentin e ngjarjes ai po kthehej pas një dite pune në ara.
Burimi