Emri/ E qëlloi i riu me pretekstin se i ngacmoi të dashurën ja kush është 34-vjeçari
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Amaralando Hoxhallari, i cili u qëllua me thikë nga 25-vjeçari Darmian Keli, pas debatit, ku pretendonte se viktima i kishte ngacmuar të dashurën.
U mësua se 34-vjeçari kishte pësuar katër goditje me thikë, dy prej të cilave në gjoks dhe dy në këmbë.
Edhe pse u transportua në spital, Hoxhallari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Ndërkohë policia arrestoi autorin e krimit.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi