EMRAT/ Kuvendi miraton emrat e rinj nga radhët e avokatëve për KLP dhe KLGJ

EMRAT/ Kuvendi miraton emrat e rinj nga radhët e avokatëve për KLP dhe KLGJ

Ka nisur këtë të enjte seanca plenare e parlamentit të republikës, e cila është e fundit për këtë sesion parlamentar. Seanca do të zhvillohet dy ditë rresht, për shkak të agjendës së ngjeshur të parlamentit. Ditën e premte pritet të kalohet për votim dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Kodin e ri Zgjedhor.
Ndërkohë që këtë të enjte u miratuan dhe emrat e anëtarëve të rinj të KLP të cilët vijnë nga radhët e avokatëve.
Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji u votuan nga parlamenti si anëtarë të KLGJ-së, njëri prej të cilëve do të jetë dhe drejtuesi i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ndërsa, Bledar Bajri dhe Albens Tabaku janë dy emrat që u votuan për Këshillin e Lartë Gjyqësor
Gjatë seancës së sotme plenare do të mbahen edhe dy interpelanca.
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Po ashtu deputeti Agron Shehaj do të zhvillojë një interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.
 
Burimi