EMRAT/ Dhunuan dy persona te Liqeni Artificial, arrestohet një person
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Fiqeri Matranxhi, dhe po punon për kapjen e shtetasit Xhafer Biba, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar dy persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 19:00 tek Liqeni Artificial. Gjatë konfliktit shtetasi Rei Cani, 26 vjeç, është rrëzuar në një shkallë betoni dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Personi tjetër i dhunuar ishte shtetasi Albert Marra, 50 vjeç.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. B., banues në Tiranë.
Ditën e djeshme, në orën 19:00, te liqeni artificial, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Burimi