“Emërimet i diktoi krimi i organizuar”, Bardhi flet pas miratimit të ministrave të rinj: Janë anonimë
Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur pas seancës së posaçme në Kuvend, duke thënë se emërimet e reja janë diktuar nga krimi i organizuar.
Sipas tij, tre ministra janë individë anonimë që janë keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale të përqendruara na qarkun e Durrësit.
“Së pari më lejoni të shpreh qëndrimin tonë në emër të grupit të PD për këtë që ndodhur sot. Nga sot krimi i organizuar është dhe më i fuqishëm në qeverisjen e vendit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka diktuar Edi Ramës tre emërimet e reja në kabinetin qeveritarë, individë anonimë, që ishin keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale të përqendruara na qarkun e Durrësit”, tha Bardhi.
Ndër të tjera ai u shpreh se kryeministri Edi Rama kontrollon gjithçka dhe se asnjëherë nuk kërkon ndjesë për aferat korruptive të qeverisë së tij.
“Për ne nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit. Edi Rama kontrollon gjithçka. Deputetët e tyre i trajtojnë si kartona që ngrihen dhe ulen, jo si përfaqësues të interesit publik. Keni dëgjuar ndonjëherë km të kërkojë ndjesë për Ahmetajn, Beqajn, Tahirin, Kokën? Të gjithë ministra të shkuar para drejtësisë për shkak të aferave të qeverisë. Nuk e ka bërë kurrë. Në vend që të vendosë pikën te problemi, nuk thotë jam unë, por problemi është Klevis Xhoxhi apo Zaka e Korçës.
Kjo tregon se sa kohë nuk kërkon ndjesë për aferat korruptive, do të thotë që mollët dhe dardhat i kanë ngrënë bashkë, kanë shtuar dhe qofte”, tha deputeti demokrat.
gijotina.com/
Burimi