Elena Kocaqi me parti të re: Këta krijuan kaos në 35 vite, do shkojnë në burg ata që…
Historiania Elena Kocaqi do të krijojë një parti politike e cila do jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. Kocaqi ishte në Frontline Interview, ku theksoi se dy partitë kryesore kanë mbyllur dyert për intelektualët.
‘Dy partitë e mëdha janë tepër të mbyllur për intelektuale për ata që e duan Shqipërinë që kanë mundësi të kontribuojnë. Nuk lënë mundësi për të tjetër që kanë aftësi.’
Kocaqi shton se anëtarët e partisë së saj do jenë me qindra e mijëra ku në themel të saj do jenë kriteret meritokratike.
Ata që do jenë anëtarë janë me qindra e mijëra. Ne kemi menduar për me e quajtur Aleanca Kombëtare Shqiptare. Fokus do jetë Shqipëria, shqiptarët, mirëqenia me disa kritere meritokratike. Shtetit i shërben kur je i aftë. Do ketë frymë tjetër në politikë. Partitë janë krijuar brenda politikë, janë zemëruar me njërën dhe kanë krijuar një parti. nuk kam qenë pjesë e politikë, për herë të parë një femër merr iniciativë të krijojë një parti nga e para. Dhe modeli që ne transmetojmë është qytetar. Nuk kam dashur të hyjë në politikë për qëllime egoiste.’
Historiania mendon se kjo klasë politike 35 vjeçare duhet të marrë një Stop.
‘Jam profesorë dhe juriste dhe historinë e kam bërë se nuk e bën njeri në Shqipëri. Me politikë dhe juridiken punoj çdo ditë. Jam më e specializuar se në historinë. Kemi 35 vjet e njëjta histori politike. Sherre, tensione, klasa politike mendon vetëm për pushtet. Dhe nuk mendojnë si të rritin mirëqenien e njerëzve. Jemi njerëzor dhe brenda asaj që kemi mundësi të bëjmë më të mirën. Kjo klasa shkatërroi një ekonomi të ngritur për 40 vjet. E çoi për skrap, nxori njerëzit nga puna. Shkatërroi fabrikat dhe uzinat askush nuk e bëri në rajon. Kjo klasë politike sherrxhie. 35 vjet i ka nxirë jetën këtij populli tonë. Kjo duhet të marri një stop. Do t’ja japi brezi i ri i Shqipërisë.’
Sipas saj qëllimi PD dhe PS është të sigurojnë pozicionet në opozitë dhe mazhorancë.
‘Qëllimi i PD dhe PS është PS në pushtet dhe PD të ketë të sigurt opozitën. Që të shkojnë në përjetësi. Partitë krijohen si parti personale. Nëse këto të dyja e kishin seriozisht, pse ata deputetët që dalin e bëjnë shou i dhanë votat Edi Ramës për të ndërruar kodin zgjedhor. I mbyllën të drejtën shqiptarëve të zgjedh deputetin. Pushtet i përket popullit. Pronari absolut i vendit është qytetari shqiptar.’
Kocaqi thekson se Edi Ramën e ka bërë të fortë opozita.
‘Edi Ramën e ka bërë të fortë opozita. As me njërin. Jemi për frymë të re politike. Nuk jemi me parimet e Makiavelit, që qëllimi justifikon mjetin. Nuk qeveriset pastër me njerëz të përlyer. Për herë të parë në 35 vjet voton diaspora. Shqipëria ndryshon vetëm nga diaspora, është mendjehapur, i dhimbset vendi. Vota e diasporës do bëjë ndryshim shumë të madhe në Shqipëri. Kam lënë fëmijët e mi dhe kam shkuar të vizitoj diasporën. I kam takimet me ta pa interes, më kanë dhënë ngrohtësi. Diaspora mund të ndryshoj Shqipërinë. Ka ndodhur edhe në Kosovë. Nëse votojnë do shikoni rezultat krejt të ndryshëm nga ajo që propagandon një pjesë e medias.’
Sa i përket protestës së djeshme të opozitës, Kocaqi thotë se kurrë nuk do të merrte pjesë, pasi ata gjithmonë kanë dashur të djegin Shqipërinë.
‘Nuk kemi qëllim të djegim Shqipërinë. Nëse nuk më votojnë shikoj punën time. Me veprime të cilat janë jashtë instituticonal kërkonjë të imponohesh në tregun politik. Me ligjin për zgjedhjet Sali Berisha dhe Edi Rama mund të bënin ç’të donin. Bëri çfarë deshi ai dhe e forcoi. Nuk ia ka fajin kush por deputetët e vet. Sa herë e kanë djegur Shqipërinë këto? E shikojnë pushtetin si qëllim në vetvete. Ti je në politikë për ti shërbyer qytetarit.’
Ndërsa shtetin bektashi Kocaqi nënvizon se askush nuk e hap më si çështje pasi kemi të bëjmë me një shkelje kushtetute.
‘As guxon ta hapi njeri si muhabet, është antikushtetues. Nuk lejohet ndryshimi i territorit. Kryeministri nuk merr vesh as nga ligji dhe kushtetuta. Duhet të këshillohet me këshilltarët e tij sepse e bëri përpara botës në OKB. E bëri qesharak. Në cilin vend, del kryeministri thotë do bëjë shtet brenda shtetit. Territori është i padiskutueshëm dhe i përjetshëm. Do shkojnë në burg ata që e bëjnë.’
Burimi