Elena Kocaqi dhe “Zhaku” hapin parti të re: Do bëjmë revolucion, ministrat do jenë patriotë

Elena Kocaqi dhe “Zhaku” hapin parti të re: Do bëjmë revolucion, ministrat do jenë patriotë

Partitë e reja në vendin tonë shtohen çdo ditë, por në Kuvend mbeten të njëjtat forca politike, pasi partitë e reja nuk arrijnë të marrin vota, pavarësisht pakënaqësisë që ka ndaj politikanëve të vjetër.

Së fundmi, një parti të re kanë njoftuar se do të hapin edhe historiania Elena Kocaqi, e cila ka bashkuar forcat me Inida Gjatën, e njohur me emrin e artit “Zhaku”, e cila jeton prej vitesh në Gjermani. Forca e tyre politike do të quhet “Aleanca Kombëtare Shqiptare”.

Nëse për “Zhakun” kjo është përfshirja e parë në politikë, Kocaqi ka tentuar edhe më parë që të bëhet pjesë e botës së “xhaketave dhe kostumeve”. Në prill të vitit 2022, Elena ishte e bindur se 70-80% e shqiptarëve e donin që ta kishin Presidente, por nuk ia mori askush seriozisht kandidaturën.
Në një intervistë telelvizive, Kocaqi dha detaje nga partia që do të hapë dhe deklaroi se ministra do të bëjë vetëm ata që kanë dhënë prova se e duan këtë vend.
“Kam vite që përgatitem për këtë gjë. Duke qenë profesorë, avokate, unë kam pasur nevojë të hyjë në politikë për të jetuar. Nëse hyj në politikë është për të kontribuar. Duke parë që vendi është 35 vite tranzicion dhe gjysma e qytetarëve nuk votojnë, në këtë prizëm nuk ka alternativë. Kemi një situatë politike ku është e nevojshme që të dalë një element i ri në politikë, por që të jenë intelektualë, sepse nga një politikë me profesorë në vitin 90’ arritëm në një pikë që në Parlament u futën edhe bandit. Bazat parimore të këtoj organizimi të ri do të jenë 3. E para njerëz që e duan Shqipërinë, pra ata që do të jenë nesër ministra, duhet të kenë dhënë prova që ta duan vendin. E dyta merita dhe e treta të mos kenë futur dorën në xhepat e shqiptarëve.
Aleanca Kombëtare Shqiptare, unë jam këshilluar me diasporën, me shoqatat. Të gjithë donin një element kombëtar brenda partisë. Kemi rreth një muaj me mbledhjen e firmave. Mendojmë të çojmë më shumë se 3 mijë firma që kërkon ligji. Tani jemi afër 3 mijë firma. Me këto, pastaj janë statuti, programi dhe disa dokumentacione që plotësohen dhe ne shkojmë brenda muajit tjetër në Gjykatë për regjistrimin e partisë.”, tha Kocaqi.
Po ashtu, për partinë e tyre ka folur në një intervistë telelvizive edhe “Zhaku”, e cila u shpreh e sigurt se partia e re do të bëjë revolucion dhe do të ketë një fitore të sigurt në zgjedhje.
“Mjafton të shohësh si vijojnë me të njëjtën retorik dhe se si shahen me njëri –tjetrin këta të opozitës, janë të degraduar si Berisha, Meta. E gjithë kjo klasë politike e kalbur ka shkatërruar shpresat dhe besimin tek shqiptarët dhe tek ata të diasporës. E kanë trajtuar vendin si ta kenë të trashëguar nga babai. Ne do të fitojmë në mënyrë spektakolare. Këta e kanë lakun në fyt, sepse janë shkatërrimtar, kriminelë, kanë shkatërruar çdo gjë. Shih njerëzit që kanë ata përreth, janë njerëz pa ide. Ne do të bëjmë revolucion. Ne se kemi betejën me partitë e vogla, ata kanë rrugëtimin e tyre nuk do kenë ne do të zgjedhim hallet e popullit. Ne e kemi filluar mbledhjen e firmave, që kur vendosëm që ta bëjmë bashkë këtë, na u bashkuan shumë personalitete, Elena kishte kohë që e kishte nisur mbledhjen e firmave dhe njerëzit prisnin që të vinte momenti i duhur. Firmat i kemi mbledhur, por duam që të kemi mbi numrin e kërkuar dhe jemi duke kontaktuar me aktivist dhe me njerëz që duan të na mbështesin dhe me shqiptar që janë gati që të vijnë që të votojnë. Po do të rikthehem. Ne jemi duke u organizuar në një mënyrë tepër efektive, ka shumë fryte ky organizim dhe do të kthehemi me intelektual dhe njerëz që e duan vendin. Unë vet këtë dua që të realizojë këtë projekt”, tha ajo.
Burimi