Elbasani ndan rrugët me Nevil Deden: Nuk ramë dakort për kontratën e re
Nevil Dede nuk është më trajneri i Elbasanit.
Skuadra që sezonin e kaluar siguroi biletën e rikthimit në Superiore, ka njoftuar këtë të hënë përmes një postimi në rrjetet sociale se klubi dhe trajneri kanë mbyllur bashkëpunimin.
Vetëm një muaj më parë ishte po klubi i Elbasanit që bëri prezantimin zyrtar të Dedes, në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”. Dede drejtoi ekipin e Elbasanit vitin e kaluar, duke i siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore.
Njoftimi i klubit:
AF Elbasani dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin futbolldashës në Elbasan për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Nevil Dede.
Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjendën në vija të përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhojë të dyja palët dakordsuan ndërprerjen e kontratës së përbashkët. AF Elbasani i përcjell falenderimet më të sinqerta trajnerit për të gjithë kontributin e dhënë sezonin e shkuar si trajner i skuadrës në përmbushjen e objektivave dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij!
Burimi