Edi Rama ndan detyrat në Asamblenë e Tiranës: Veliaj ka koordinimin dhe…

Edi Rama ndan detyrat në Asamblenë e Tiranës: Veliaj ka koordinimin dhe…

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u prezantuan në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, dega Tiranë, si drejtues politik të qarkut Tiranë, ku gjithashtu bën pjesë edhe Kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Në mbledhjen që zgjati rreth 1 orë e 45 minuta kryesocialisti Rama ndau detyra dhe dha porositë për punën që duhet bëreë në terren për zgjedhjet parlamentare.
Burimet thonë se Rama është shprehur se meqë Tirana është qark i madh atëherë edhe përgjegjësia dhe punët duhen ndarë.
Sipas tij, Erion Veliaj duhet që përveç koordinimit për zgjedhjet, duhet të përqëndrohet edhe me punët e Bashkisë, pasi edhe kjo çështje, ofrimi i shërbimeve për qytetarët, është e rëndësishme në aspektin elektoral
Rama ka kërkuar angazhim maksimal në takime, koordinim të strukturave partiake dhe vëmendje tek komunikimi sidomos, në rrjetet sociale.
gijotina.com/
Burimi