Edhe Kreshnik Çollaku ‘i jep duart’ Bashës, bashkohet me Berishën/ Reagimi

Edhe Kreshnik Çollaku ‘i jep duart’ Bashës, bashkohet me Berishën/ Reagimi

Pasi Apeli i dha Sali Berishës logon dhe vulën e Partisë Demokratike, deputetët pranë Bashës kanë nisur ta braktisin duke u bashkuar me grupin e Berishës.
I radhës është Kreshnik Çollaku i cili ka ri konfirmuar për t’u bashkuar me Berishën.
Në një reagim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se nuk mund ta refuzojë një dorë të shtrirë për paqe e bashkim, teksa shton se ideja e një fraksioni brenda PD duhet eksploruar.
“Unë si deputet i PD, rreshtuar në pozicione të kundërta me ish Rithemelimin këto tre vite, nuk jam i gatshëm ta refuzoj një dorë të shtrire për paqe e bashkim, të paktën pa e provuar sinqeritetin e saj. Por çështja e bashkimit te PD, nuk është çështje e bashkimit të një apo disa deputetëve. Çështja e bashkimit te PD është një sfidë që duhet, nëse mundet të bëjë bashkë dy realitete të tëra njerëzore, të ndara brenda PD. Këto nuk janë masa amorfe njerëzish, por një strukturë e tërë njerëzore e organizuar, nga të dy palët. Ideja e një Fraksioni të strukturuar brenda PD, edhe pse për herë të pare si eksperiencë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, mund të jetë një opsion që duhet eksploruar seriozisht”, shkruan Çollaku.
Burimi