E turpshme/ Ministri i Brendshëm me deklaratë skandaloze: Asnjë protestues i lënduar

E turpshme/ Ministri i Brendshëm me deklaratë skandaloze: Asnjë protestues i lënduar

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ishte mbrëmjen e së hënës në spitalin e Traumës ku vizitoi efektivët e lënduar gjatë protestës së opozitës. Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se menaxhimi i tubimit nga ana e policisë ishte në proporcion me ligjin. Hoxha tha se përgjigja e policisë do të jetë e rreptë dhe në proporcion me aktet e dhunës së protestuesve, të cilët sot nuk kursyen as molotovët në drejtim të efektivëve.
Ai u shpreh se asnjë protestues nuk u lëndua, por faktet tregojnë të kundërtën ku babi i aktores Juli Emiri ka pësuar djegie pasi një polic godet molotovin që ishte hedhur drejt tyre në drejtim të protestuesëve.
“Kanë dëmtime të lehta, disa kanë lënë spitalin. 3 janë ende nën vëzhgimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje të plotë me ligjin, i falënderoj për punën, përkushtimin dhe detyrën. Asnjë nga tubuesit dhe qytetarët nuk është lënduar dhe dëmtuar përveç punonjësve të policisë. Numri i punonjësve të policisë është 10. U sulmuan institucione kushtetuese të shtetit shqiptar, sikurse ju e patë. Janë sulmuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe PS. Ky sulm, ka bërë që Policia të përgjigjet dhe të zmbrapsë trumën duke përdor edhe gazin lotsjellës. Përgjigja e policisë është konform ligjit.
Protesta e motivuar politikisht është një e drejtë për tubim, të drejtën për tubim policia e ka garantuar. Në vijim të protestës të radhës policia do jetë në krye të detyrës dhe lartësinë për të përballuar çdo protestë sa i përket dhunës që mund të shkaktohet. Protesta ishte e dhunshme dhe në raste kur punonjës policie përfshihen në flakë dhe protestuesit e dhunshëm hedhin molotovë drejt policëve përgjigja e policisë do jetë e rreptë në proporcion me sulmin. Policia e Shtetit sot ishte në standardet e një police europiane, megjithëse kjo protestë konsiderohet e dhunshme”, tha Hoxha.
Momenti kur protestues përfshihet nga flakët pasi polici godet molotovin drejt tyre
Protesta/ Pëson djegie të rënda babai i aktores shqiptare (PAMJET)
Burimi