E rëndë në Gjermani, vriten 3 persona dhe plagosen 8 të tjerë

E rëndë në Gjermani, vriten 3 persona dhe plagosen 8 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën pas një sulmi me thikë.
Një 15-vjeçar u vu në pranga i dyshuar se mund të kishte dijeni.
Policia dhe prokurorët në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite, thanë se po hetojnë mundësinë që adoleshenti të ketë folur me sulmuesin.
I riu dyshohet se kishte dijeni paraprakisht për sulmin dhe nuk e kishte denoncuar atë në polici.
Ai u ndalua mëngjesin e sotëm pasi dy gra raportuan se kishin dëgjuar një bisedë mes 15-vjeçarit dhe dikujt tjetër, teksa diskutonin për sulmin.
Prokurori Markus Caspers u shpreh se autoritetet janë ende në kërkim të motiveve dhe në kërkim të autorit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente