E rëndë në Durrës, 26-vjeçarja ruse i jep fund jetës në banesë
👁1289
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në lagjen nr. 13 të Durrësit.
Një 26-vjeçare ruse është gjetur e pajetë në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të një shtetaseje çeke.
Nuk dihen ende rrethanat dhe motivi që çoi të renë në këtë akt ekstrem. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.
26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi