
E dashura e Robertit feston sot ditëlindjen, këngëtari i bën urimin e veçantë
👁25549
Robert Berisha i ka bërë një urim të veçantë të dashurës së tij, Anna Skrel, e cila sot feston ditëlindjen.
Këngëtari i njohur, shfrytëzoi rastin ta uronte në këtë ditë të veçantë përmes një postimi në Instagram.
“Të uroj një ditëlindje të mrekullueshme dhe speciale siç je vet ti”, shkroi Roberti në postimin e tij duke publikuar edhe një fotografi të bukuroshes nga Ulqini.
Këngëtari Robert Berisha dhe modelja Ana Skrel po shijojnë prej disa kohësh lidhjen mes tyre.
Burimi