
Dy orë në SPAK, Saimir Tahiri: Nuk kam asgjë për të thënë…
👁3353
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur ditën e sotme në SPAK ku ka qëndruar rreth 2 orë e gjysmë.
Ai është shoqëruar në ambientet e prokurorisë nga avokati Maks Haxhia.
“Nuk kam asgjë për të thënë”, tha ai pas daljes nga prokuroria, në një prononcim për gazetarët.
Mësohet se Tahiri u thirr në SPAK për tu pyetur lidhur me një hetim pasuror që po zhvillohet ndaj tij.
Burimi