Dumani mbërrin në Kuvend, Berisha mesazh deputetëve: Bëjini autopsinë drejtësisë së Ramës

Dumani mbërrin në Kuvend, Berisha mesazh deputetëve: Bëjini autopsinë drejtësisë së Ramës

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani ka mbërritur në Kuvend, ku bashkë me krerët e tjerë të institucioneve të drejtësisë do të raportojnë para deputetëve raportet vjetore.
Ndërkohë, para nisjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh deputetëve, ku iu bën thirrje që t’i bëjë “autopsinë” drejtësisë së re duke nisur nga vetingu, që sipas tij është gjueti shtrigash në favor të kryeministrit Edi Rama, arrestimeve politike dhe amnistimet sipas tij të krimeve elektorale.
Berisha shkruan se drejtësia është vegël politike e kryeministrit Edi Rama kundër opozitës, teksa sipas tij është dhe drejtësi e munguar për qytetarët.
“Socialistet ne interesin me te mire kane zgjedhur te zhvillojne ne nje dite te gjitha raportet per drejtesine e munguar per qytetaret dhe vegel politike te Edi Rames kunder opozites. Grupi yne duhet ti bej autopesine drejtesise se re te Edi Rames duke filluar nga vetingu gjah shtrigash, mungesa reale e drejtesise per qytetaret qe sipas te dhenave zyrtare presin 14,5 vite per nje vendim gjyqesor tek amnistimet e krimeve elektorale dhe vjedhjeve te medha arrestimet politike”, ka shkruar Berisha.
Burimi