Duan të luajnë rolin e Zotit, japonezët krijojnë vaksinën e rinisë së përjetshme

Duan të luajnë rolin e Zotit, japonezët krijojnë vaksinën e rinisë së përjetshme

Të gjithë do donim që ta ndalim kohën, dhe të qëndronim përgjithmonë të rinj apo jo?
Teksa deri më tani kjo është konsideruar e pamundur, duket se në Japoni kanë gjetur një zgjidhje.
Sigurisht nuk mund të ndalonin kohën, por kanë gjetur një vaksinë që ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së njerëzve.
Studiuesit në Japoni thonë se mund të kenë bërë një hap drejt rritjes së jetëgjatësisë së njerëzve për shkak se provat e një vaksine kundër qelizave që kontribuojnë për plakjen kanë rezultuar të suksesshme. Në provat laboratorike, një medikament që lidhet me një proteinë në qelizat e vjetra – ato që kanë ndaluar natyrshëm riprodhimin e tyre – ngadalësoi dobësimin e trupit te minjtë më të vjetër, thanë studiuesit nga Universiteti Juntendo i Tokios.
Qelizat konsiderohen të vjetra kur ndalojnë së dyfishuari vetveten, shpesh si përgjigje ndaj dëmtimit natyror të ADN-së së tyre. Mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe në sëmundjet e lidhura me plakjen si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.
Vaksina gjithashtu ndikoi me sukses te qelizat e vjetra në indet yndyrore dhe enët e gjakut, duke sugjeruar se mund të ketë një ndikim pozitiv për gjendje të tjera mjekësore që lidhen me plakjen.
“Ne mund të presim që (vaksina) do të aplikohet për trajtimin e ngushtimit të enëve të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me plakjen,” tha profesori Juntendo Toru Minamino për agjencinë japoneze të lajmeve Jiji.
“Është ende herët për të ditur se sa mund të zgjatet jeta dhe nëse ka një kufi apo jo,” tha Dr. Salvador Macip, kreu i Laboratorit të Mekanizmave të Kancerit dhe Plakjes në University of Leicester, duek shtuar: “[Megjithatë] fusha e kërkimit kundër plakjes po përparon shumë shpejt. Në dekadën e fundit, ka pasur shumë zbulime kyçe.”
Burimi