“Drejtësia” sot në Kuvend, Altin Dumani raporton mbi punën e SPAK
👁702
Sot deputetët rikthehen në Kuvend pas javës së gjelbër për të diskutuar jo vetëm çështjet e qytetarëve, por edhe për një seancë që në fokus të saj do të ketë institucionet më të rëndësishme të drejtësisë. Në axhendën e seancës plenare janë të përfshira raportimet e këtyre institucioneve, ndërsa të pranishëm do të jenë krerët e tyre.
Seanca do të nisë në 10:00 me raportimin e Olsian Çelës së Prokurorisë së Përgjithshme, kreut të SPAK Altin Dumanit, ndërsa raportet vjetore do të paraqesin edhe ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë.
Raportimi i tyre vjen në një kohë kur drejtësia ka në dorë disa dosje të bujshme dhe është vënë në epiqendër edhe të sulmeve politike.
Burimi