Drejtësia me gogla, vakancat në KLP dhe KLGJ plotësohen me short
Vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të prokurorisë u plotësuan nëpërmjet lotarisë. Struktura e posaçme parlamentare nuk arriti sërish që të gjente konsensusin për të miratuar një listë, ku opozita vijoi të kontestonte procesin e skualifikimeve të bërë nga Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit duke kërkuar që në garë të futeshin edhe kandidatët që ishin hequr nga ky proces.
Fjalët e Bardhit nuk mbetën pa përgjigjen e maxhorancës e cila e konsideroi procesin konform ligjit. Përballë përçarjes u fut sërish në lojë mekanizmi zhbllokues. Bingo për dy vakancat në Këshillin e Lartë gjyqësor arriti të bënte Bledar Bajri dhe Albens Tabaku ndërsa për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë fati i buzëqeshi Erind Mërkurit dhe Erind Gërmenjit.
Pas këtij procesi, emrat do t’i shkojnë për votim seancës plenare ku sipas ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë, kjo do të jetë edhe hera e fundit që do të nevojiten votat e deputetëve pasi edhe në rast të mosarritjes së shumicës të cilësuar, ajo do të konsiderohet te miratuar në bazë të mekanizmit zhbllokues.
gijotina.com/
Burimi