Dosja “Babale”, shtyhet përsëri seanca për Ervin Salianjin

Dosja “Babale”, shtyhet përsëri seanca për Ervin Salianjin

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për dosjen “Babale”, ajo do të zhvillohet më 20 shtator në orën 10:00
Të pranishëm në sallë ishin këtë të enjte dy avokatët e deputetit Ervin Salianji, Marash Logu dhe Redi Ramaj, ndërsa mungonte deputeti demokrat.
Po ashtu i pranishëm është edhe avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, ndërsa mungoi në këtë seancë avokati Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit.
Ky i fundit ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e seancës gjyqësore, me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pjesë nga diskutimet në seancë:
Prokurori për kërkesën e Sefës: Është një moment procedural që është për tu diskutuar. Sefa ka depozituar një kërkese për shtyrje të seancës, me argumentin se ka probleme shëndetësore. Në këto kushte, e vlerësoj te ligjshme kërkesën e tij, nga ana tjetër i them gjykatës për këto seanca qe shtyhen, nëse do jete mundësi për caktimin e një avokati tjetër.
Redi Ramaj: Të shtyhet seanca gjyqësorë.
Ardian Visha: Shëndeti i z.Sefa, mendoj si gjithmonë është një lojë ping pongu, për të zvarritur këtë proces. Edhe njëherë e përsëris që tregues i këtij fakti është mungesa e Salianjit dhe të tjerëve. Të caktohet avokat kryesisht.
Gjykata vlerëson se për shkak të mungesës së Jetmir Olldashit dhe Indrit Sefës, vlerëson të caktojë një avokat kryesisht. Besa Nikhasani.
Gjykata: Duke patur parasysh faktin qe Sefa ka raport prej dy ditësh, sugjerojmë të shtyjmë seancën ne datë 30 korrik.
Ramaj: E kam të pamundur.
Logu: Kam një proces gjyqësor në gjykatën e Lezhës.
Gjykata: Do ta lëmë në shtator. Shtyhet seanca në datë 20 shtator ora 10.00
Burimi