Doni të humbni peshë? Hiqni dorë nga këto 3 ushqime
Një nutricionist shpjegon se për të humbur peshë duhet të hiqni dorë nga tre ushqime specifike.
Sheqeri
Dr. Mosley shpjegoi në podcastin e tij se ata që duan të humbin peshë duhet të reduktojnë ushqimet r ëmbla si ëmbëlsirat dhe drithërat e mëngjesit me sheqer.
“Hiqni menjëherë sheqerin, ëmbëlsirat, pijet e ëmbla. Kjo përfshin shumicën e drithërave të mëngjesit, të cilat zakonisht janë plot me sheqer, si dhe shumicën e smoothie-ve dhe lëngjeve të gatshme.”, theksoi doktori.
Karbohidratet me niseshte
Sipas Dr. Mosley, ata që duan të humbin peshë duhet të “minimizojnë ose shmangin karbohidratet me niseshte – bukën, makaronat, patatet dhe orizin e bardhë”. Në vend të kësaj, atyre u kërkohet të zëvendësojnë karbohidratet e rregullta me “drithëra integrale, të tilla si bollgur, thekra e plotë, elbi i plotë. Ai shpjegoi se orizi kaf është një opsion i mirë si edhe bishtajoret si thjerrëzat, fasulet dhe qiqrat.
Ushqimet e tepërta të përpunuara
Dr. Mosley paralajmëroi se për të humbur peshë duhet të përjashtohen patjetër ushqimet e përpunuara, të cilat jo vetëm që ju shëndoshin, por edhe janë shumë të pashëndetshme: “Ushqimet jashtëzakonisht të përpunuara përfshijnë burgers, patate të skuqura, pica, hot dog, ushqime të paketuara”.
Burimi