“Do na mungojë buzëqeshja jote”, dedikimi prekës i shkollës për 16-vjeçarin që vdiq te Gjiri i Lalëzit
Alban Hasrama është 16-vjeçari që një ditë më parë humbi jetën në një aksident tragjik te Gjiri i Lalëzit.
Adoleshenti ishte duke udhëtuar si pasagjer me shokun e tij 20-vjeçar Erseld Kamberi kur u përplasën nga makina ‘Audi’ që drejtohej nga Orgest Merdita 25-vjeç.
Për ndarjen e parakohshme nga jeta të 16-vjeçarit ka reaguar edhe shkolla 9-vjeçare “Muçaj” Vorë, ku Albani sapo kishte mbaruar klasën e 9-të.
Mes lotësh, drejtuesit e shkollës shkruajnë për Albanin, buzëqeshjen që e karakterizonte, provimet që la në gjysmë dhe dëshirën e madhe për festën e Mini Maturës me shokët dhe shoqet e 9 viteve shkollë.
Reagimi i shkollës:
E pabesueshme ky lajm po nxēnēsi I klasēs sē IX-tē Alban Hasrama ka humbur jetēn si pasojē e aksidentit te sotėm qē ndodhi rrugẽs pēr tek Gjiri i Lalzit. Alban po ti kishe provime 😭😭😭. Ke dhēnē provimin e Gjuhẽs po tē Matematikēs e tē Frēngjishtes? Kush do tē ulet nē bankēn tēnde?
Po minimatura Alban? Kishe ēndrra pēr jetēn Alban, pse tu prenē nē mes?
Si ti ngushēllojmē prindērit tuaj?😭😭😭
Edhe ne si staf jemi te shokuar pēr tre javē na u larguan nga jeta 2 nxēnēs.
Do na mungojē buzēqeshja jote Alban!
Ngushēllime familjes! Zoti u dhēntē forcẽ per te perballuar kete dhimbje!
Pushofsh ne paqe!
Burimi