Do bëhet baba për herë të katërt, Coman braktis Francën

Do bëhet baba për herë të katërt, Coman braktis Francën

Kingsley Coman mbetet në dyshim për të qenë në fushë kundër Portugalisë. Sulmuesi është larguar drejt Suedisë për të qenë pranë bashkëshortes në pritje të fëmijës së katërt, duke braktisur kështu grumbullimin e kombëtares franceze.
Gjithçka e konfirmuar nga Federata Franceze, e cila nuk ka dhënë të tjera detaje nga ky largim. Deri më tani në Euro 2024, 28-vjeçari ka qenë shumë pak në planet e Francës, duke ardhur në fushë nga stoli në barazimin kundër Holandës.
Anësori i Bayern Munich nuk ka një gjendje fizike të mirë, duke mos arritur të jetë konkurent as me Ousmane Dembele në formë të dobët në turneun gjerman. Dembele nuk ka shënuar apo asistuar deri më tani dhe ka vetëm një tentativë në portë në Euro 2024. Gjithashtu nuk ka qenë i saktë në pasime e krosime, për të treguar nivel të dobët në radhët e kombëtares franceze.
Ky është rasti i dytë që një futbollist largohet nga grumbullimi i Europianit për arsyeje se do bëhet baba. Më parë, një veprim të tillë e bëri edhe anglezi, Foden. Francë-Portugali do të luhet këtë të premte në orën 21:00 në stadiumin e Hamburgut.
Burimi