Dje u votuan në Parlament, betohen në Presidencë tre ministrat e rinj

Dje u votuan në Parlament, betohen në Presidencë tre ministrat e rinj

Pasi u votuan gjatë pasdites së djeshme në Parlament, tre ministrat e rinj të qeverisë Rama janë betuar sot në Presidencë. Pas leximit të dekretit, ministrat e rinj Petrit Malaj, Ervin Hoxha dhe Pirro Vëngu, janë betuar me dorën mbi kushtetutë.
Ndryshimet në Qeveri u bënë si gjithnjë nga kryeministri Edi Rama pa trasnparencë dhe pa llogaridhënie, teksa në poste kyçe vendos emra “anonim”, sa i përket politikës.
Një ndryshim surprizë në qeveri ishte shkarkimi i Taulant Ballës nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke e emëruar në postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit.
Rama largoi edhe Ervin Meten nga posti i ministrit të Financave, duke emëruar në vend të tij Petrit Malajn. Ndërkohë, Ervin Hoxha është emëruar ministër i Brendshëm, ndërsa Pirro Vengu është emëruar ministër i Mbrojtjes.
Të tre ministrat e rinj, Petrit Malaj, Ervin Hoxha dhe Pirro Vëngu aktualisht mbanin poste drejtorësh në institucione në varësi të ministres së Infrastrukturë dhe Energjitikës, Belinda Ballukut. Ervin Hoxha mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Petrit Malaj mbante postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Pirro Vëngu mbante postin e kreu të Autoritetit Portual të Durrësit.
Burimi