DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki shijon bregdetin e Vlorës, viziton shpellën e ‘Haxhi Alisë’
👁13372
Producenti dhe DJ i famshëm amerikan,Steve Aoki
i cili ndodhej në Vlorë, nga ku edhe performoi për herë të parë në Lungomaren e Vlorës, ka ndarë disa foto teksa shijon bregdetin e Jonit.
DJ i famshëm i cili ndiqet nga 11.6 milionë njerëz në rrjetet sociale, ka publikuar disa foto duke u larë pranë shpellës së ‘Haxhi Alisë’ në Karaburun.
‘Vetëm unë, deti dhe një nga shpellat më të bukura që kam parë ndonjëherë! Shqipëri ti je në zemrën time!’- shkruan ai.
Për gati 2 orë, Steve Aoki miksuar këngë të njohura dance dhe elektro mbrëmjen e 17 gushtit në Vlorë.
Sheshi në Lungomare ishte imbushur plot me të rinj, vendas e të huaj që kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës për të parë koncertin.
gijotina.com/
Burimi