Dita e dytë e mbledhjes së Ramës me strukturat e PS, çfarë pritet të diskutohet sot

Dita e dytë e mbledhjes së Ramës me strukturat e PS, çfarë pritet të diskutohet sot

Ditën e sotme, në orën 14:00 do të zhvillohet mbledhja e dytë me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me kabinetin e ministrave dhe grupin parlamentar të PS-së. Pritet që sot të vijojë diskutimi për organizimin zgjedhor të PS e cila synon fitoren në 11 maj. Po ashtu pritet që drejtuesit politikë në qarqe të dorëzojnë listat e përgatitura për kandidatët për deputetë.
Ndërkohë, në mbledhjen e djeshme e cila ka zgjatur rreth gjashtë orë, në fokus të diskutimeve ka qenë programi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe vota e diasporës. Pjesëmarrësit kanë diskutuar për objektivat e këtij viti zgjedhor, duke përfshirë dhe linjat kryesore të fushatës që do të mbahen nga 11 prilli deri më 11 maj.
Gjithashtu është bërë një vlerësimi i punës së secilit që ishte i pranishëm duke nisur nga ministrat, drejtuesit politikë dhe kryetarët e bashkive. Në mbledhje është folur edhe për çështjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente