
Dita Botërore e Diabetit/ Preket 1 në 10 të rritur në mbarë botën
👁795
Sot, në ditën botërore të diabetit, Instituti i Shëndetit Publik tërheq vëmendjen se diabeti mund të çojë në komplikacione serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën, nëse ai nuk zbulohet dhe trajtohet herët.
ISHP thotë se 1 në 10 të rritur në mbarë botën ka diabet. Mbi 90% kanë diabet të tipit 2.
Gati gjysma nuk janë diagnostikuar ende.
Në shumë raste, diabeti i tipit 2 dhe komplikacionet e tij mund të vonohen ose parandalohen duke adoptuar dhe mbajtur zakone/stil jete të shëndetshme.
Burimi