
Disney publikon trailerin e parë për filmin artistik “Lilo & Stitch”
👁1242
Disney ka zbuluar trailerin e parë zyrtar për versionin artistik të filmit klasik Lilo & Stitch (2002), nën regjinë e Dean Fleischer Camp. Maia Kealoha luan rolin e Lilos, ndërsa Sydney Elizabeth Agudong interpreton motrën e saj, Nani. Chris Sanders rikthehet si zëri ikonik i Stitch, ashtu si në filmin e animuar.
Historia ndjek Lilon, një vajzë të vetmuar që dëshiron një shoqe, por dëshira e saj realizohet ndryshe nga ç’e priste kur një alien i vogël dhe blu, Stitch, zbarkon në Hawaii. Traileri sjell edhe personazhe të tjerë të dashur, si agjenti Cobra Bubbles (Courtney B. Vance) dhe shkencëtarët Jumba e Pleakley, të luajtur nga Zach Galifianakis dhe Billy Magnussen.
Burimi