Disiplina paralajmëron klubet elitare për borxhet, pezullohen disa lojtarë nga “moshat”

Disiplina paralajmëron klubet elitare për borxhet, pezullohen disa lojtarë nga “moshat”

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet e fundit. Në to janë paralajmëruar klubet e Laçit dhe Dinamos që të shlyejnë borxhet kundrejt Apolonisë dhe Teutës për shkak të disa pagesave në lidhje me kompensimin për trajnim. Veç tyre Disiplina ka pezulluar edhe disa lojtarë nga moshat.

Vendimet e plota:

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Futboll Klub Apolonia. Klubi i Futbollit Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Futboll Klub Apolonia. Klubi i Futbollit Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Klubi i Futbollit Teuta. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 3, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Klubi i Futbollit Teuta. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Lojtari i Vlora T U-14, Estin Milla,për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Kinostudio U-14, Ledjon Bashaj,për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Kinostudio U-14, Mateo Kurti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FC Kinostudio U-14, Gledis Gjonpalaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FC Kinostudio U-14, Gëzim Gjonpalaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani, Oresti Rifa, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të AF Triumph, Endri Renxa, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.47 datë 31.05.2024 të KDE, për pikën 4 duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj kërkuesit.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja U-19, Blerim Hasalla, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.47 datë 31.05.2024 të KDE, për pikën 21 duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj kërkuesit.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
gijotina.com/
Burimi