Digjet apartamenti në Korçë, një grua përfundon në spital e asfiksuar
Një apartament në një pallat në lagjen 14 të qytetit të Korçës është djegur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e pasdites.
Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes. Gjithashtu Prefekti i Korçës, Nertil Jole, ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e tymit të shkaktuar, një shtetase është transportuar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Banesa e përfshirë nga flakët është e shtetasit Andrea Lako, i cili jetonte i vetëm në banesë dhe është në gjëndje të rënduar ekonomike.Një nga banorët e pallatit tha se flakët shpërthyen në apartament, ndërsa pronari nuk ndodhej në banesë pasi kishte shkuar të blinte bukë. Zjarrfikëset dhe policia u njoftuan nga banorë të pallatit, që kanë parë flakët.
“U frikësuam shumë, zjarri dhe tymi, mezi arritëm të dilnim”, shprehet një banore.
Pronari i apartamentit që u përfshi nga flakët jeton i vetëm dhe sipas banorëve është në gjendje të rënduar ekonomike.
“Ne e ndihmonim, çmund të bëjë ai i vetëm. i jepnim ndonjë vakt ushqim, ishte i vetëm fare, pa grua pa të afërm”, shprehet një tjetër banor.
Burimi