Dhunuan vajzën se refuzoi martesën, lihen në burg babai, vëllai dhe i fejuari

Dhunuan vajzën se refuzoi martesën, lihen në burg babai, vëllai dhe i fejuari

Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka lënë në burg 3 autorët e dyshuar të dhunës ndaj 29-vjeçares.
Babai, vëllai dhe i fejuari dyshohet se ushtruan dhunë ndaj saj pasi ajo kundërshtoi martesën e imponuar nga familjarët për tu martuar me Armandi Janka, 34 vjeç njëri nga dhunuesit i lënë në arrest në burg, së bashku me babanë Astrit Bajrami, 60 vjeç dhe Erlind Bajrami, 26 vjeç, i vëllai.
Ajo u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.
Ngjarja ndodhi në banesën ku ajo jetonte së bashku me prindërit mësohet se shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj.
Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës.
3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.
Burimi