Dhunë, sherre dhe ‘tapë’ në timon, turistët sjellin probleme! Arrestohen tre shtetas të huaj
Turistët e huaj kanë shtuar incidentet gjatë këtij sezoni turistik, duke u përfshirë në sherre, apo debate të ndryshme.
Kështu policia e Shkodrës ka nisur procedim penal për një shtetas turk, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A. Z., 38 vjeç, banues në Vlorë. Ky i fundit ka bërë kallëzim, teksa shtetasi turk E.A. përfundoi në polici për sqarime të mëtejshme.
Komisariati i Sarandës ka arrestuar shtetasin L. I., 19 vjeç dhe shtetasin francez D. T., 19 vjeç pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një hoteli në lagjen nr. 2 janë konfliktuar fizikisht me dy shtetas të tjerë francezë, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit.
Ndërkohë, po në Sarandë, policia rrugore arrestoi shtetasin hungarez P. I., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Burimi