Dëshironi të plakeni mirë? Bëni këtë lëvizje çdo ditë

Dëshironi të plakeni mirë? Bëni këtë lëvizje çdo ditë

Arritja e objektivit prej 150 minutash stërvitje në javë nuk është aq e paarritshme, dhe u jep shëndet ditëve të jetës sonë. Megjithatë, nëse qëllimi është të shtojmë më shumë ditë në jetë, dhe në të vërtetë plot shëndet, mjafton një tundje e thjeshtë e duarve.
Ky është Shuai Shou Gong, një lloj ushtrimi aktiv i duarve (ose lëkundje aktive me dorë) që praktikohet për rreth një mijë vjet në Kinë dhe rekomandohet veçanërisht për të moshuarit, pasi u ofron atyre lëvizshmëri më të mirë dhe mirëqenie të përgjithshme.
Këto përfitime u verifikuan edhe nga një studim më i ri , i botuar në Plos One, i cili u fokusua në mënyrë specifike në 56 gra nga mosha 60 deri në 80 vjeç. Gratë u ndanë në dy grupe: një grup ndoqi stërvitjet 40-minutëshe të Shuai Shou Gong, ndërsa grupi i dytë nuk ndoqi asnjë rutinë ushtrimesh.
Ata që e ndoqën këtë ushtrim për tre herë në javë për dy muaj, kishin përmirësuar shpejtësinë e ecjes, qëndrimin dhe fleksibilitetin dhe gjithashtu kryenin më lehtë detyrat e përditshme, si gatimi dhe veshja. Në të kundërt, grupi tjetër i grave nuk pa asnjë përmirësim, dhe ecja e tyre në fakt u përkeqësua.
“Këto gjetje tregojnë se sekuenca e lëvizjeve të buta dhe ritmike të Shuai Shou Gong mund të mësohet dhe shijohet lehtësisht nga të moshuarit dhe të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme,” thotë studiuesi dhe profesori Neil Roberts nga Universiteti i Edinburgut.
Si ta bëni ushtrimin?
Rutina e ushtrimeve përbëhet nga pesë lëvizje të njëpasnjëshme të krahut që shfrytëzojnë fuqinë e gravitetit.
Qëndroni drejt dhe ktheni krahët mbrapa dhe më pas përpara katër herë në lartësinë e shpatullave.
Në lëkundjen e pestë, përkulni gjunjët dy herë, një herë kur i ktheni krahët prapa dhe një herë kur i çoni përpara.
Me përkuljen e gjunjëve forcohen muskujt e ijeve dhe kofshëve, ndërsa lëvizja e krahut stimulon nervat, tendinat dhe muskujt rreth shpatullës.
Burimi