Deputeti pritet të vetëdorëzohet/ Mbërrin në Policinë e Tiranës avokati i Ervin Salianjit
Deputeti pritet të vetëdorëzohet këtë pasdite. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që dënoi me një vit burg Ervin Salianjin për kallëzim të rremë. Pak pas mesditës së sotme, në Policinë e Shtetit mbërriti shkresa për arrestimin e deputetit.
Avokati i Ledio Braho ka mbërritur në ambientet e Policisë, Salianji ende ndodhet në selinë blu duke diskutuar me kolegët e tij të grupit parlamentar.
Pas vetëdorëzimit, Salianji do të firmosë aktet proceduriale, më pas nga Drejtoria e Tiranës do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, më pas ai do të dërgohet në burgun e Fierit.
Ndërkohë nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i PD-së, në mbledhjen e zhvilluar pak më parë, propozoi ngujimin e Salianjit dhe deputetëve të tjerë në seli, duke i kërkuar demokratit të mos zbatojë kërkesën për arrest, teksa vendimin e Apelit e cilësojnë politik.
gijotina.com/
Burimi