Deputeti i PD shtyn punonjësin e Gardës: Ik andej, hajdut!
👁1335
Deputeti i PD, Bledion Nallbati është përplasur me një punonjës garde, i cili ishte prezent në hyrjen e Kuvendit.
Në një moment, Nallbati ka shtyrë punonjësin e Gardës duke i thënë: Ik andej, hajdut.
Që prej orës 8:30 deputetët e PD kanë shkuar në Kuvend, duke tentuar të futen në seancën plenare, por nuk janë lejuar.
Ata nuk lejojnë që të zhvillohet normalisht seanca plenare, kjo si shenjë protestë për burgosjen të Ervin Salianjit.
Burimi